Kërkesat e “çmendura” të Miley Cyrus

Miley Cyrus është vetëm 18 vjeç, por nuk është dhe aq e re në botën e spektaklit.

Në vitin 2006, kur ishte 13 vjeç, ajo interpretoi në filmin Hannah Montana ndërsa në 2008 u bë e famshme edhe në botën e muzikës.

Gjatë turit të saj të koncerteve në Amerikën Latine, stafet e hoteleve “u njohën” me tekat e saj të çuditshme. Këngëtarja kërkonte në dhomën e saj të hotelit 102 trëndafila të kuq dhe 104 pashqirë të bardhë. Gjithashtu, bari i hotelit duhet të kishte çokollatë, spinaq, domate dhe fruta të stinës ndërsa dhoma e saj e duhet të kishte vetëm aromë vaniljeje.

Në mënyrë që të gjitha dëshirat e saj të plotësoheshin, stafi i këngëtares përbëhej nga plot 83 persona.

No comments:

Post a Comment