Shakira, koncert humanitar në Kosovë

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore, Shakira, do të mbajë koncert në Kosovë gjatë muajve të verës, pohon producenti Rudolf Keller nga Power Concert Company.Producenti Keller tha se dëshiron të sjellë në Prishtinë artistëve të njohur botërorë duke filluar nga Shakira e cila do të shfaqet në skenë në muajin Gusht.

“Planifikojmë të realizojmë një lloj koncerti, ku do të ketë edhe hapësirë për kamping”, ka pohuar Keller për mediat kosovare.

Ai shtoi se koncerti do të jetë humanitar dhe do të organizohet në bashkëpunim me UNICEF-in, dhe të gjitha fitimet do të shkojnë për organizatat e fëmijëve që janë lënduar apo janë të traumatizuar prej luftës.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Shakira do të vizitojë spitalet e fëmijëve. Kjo sipas Kellerit do të jetë reklama më e mirë që mund ta ketë Kosova.

Power Concert Company e cila është organizatorja e koncertit, pritet të bëjë të njohura në muajin prill, planet e detajuara të koncertit.

No comments:

Post a Comment