Çfarë ndodh kur qeshim?

Efektet e të qeshurës dhe të fizkulturës janë shumë të ngjashme. Njerëzit që besojnë në të mirat që sjell e qeshura thonë që ajo është si një stërvitje e lehtë dhe mund të ofrojë disa nga avantazhet e njëjta që sjell edhe stërvitja.Ndonëse nuk e kemi menduar avantazhet, kur ne qeshim psikologjia jonë ndryshon, tendosim muskujt e fytyrës dhe të trupit, pulsi dhe presioni i gjakut rriten dhe marrim frymë më shpejt, duke furnizuar me më shumë oksigjen organet dhe indet tona.

Efektet e të qeshurës dhe të ushtrimeve janë shumë të ngjashme. Kombinoni të qeshurën dhe lëvizjen e trupit dhe të dorës. Kjo ndihmon në përmirësimin e rrahjeve të zemrës.

William Fry nismëtar në kërkimet për të qeshurën, pretendonte se, i duheshin 10 minuta mbi një makinë qepëse që rrahjet e zemrës së tij të arrinin në të njëjtin nivel rrahjesh pas 1 minute të qeshure të fortë. Madje e qeshura ndihmon gjithashtu në djegjen e kalorive.

Një studiues nga Universiteti Vanderbilt, ndërmori një studim të vogël në të cilin ai mati sasinë e kalorive që harxhohen gjatë të qeshurës. Sipas tij, gjatë një qeshjeje 10-15 minuta digjen 50 kalori.

Ndërsa që të humbisni 500 g do t’ju duheshin rreth 12 orë e qeshur e pandërprerë!

No comments:

Post a Comment