Shakira e Pique, puthen në Camp Nou


Mediat në Spanjë po përcjellin çdo hap të çiftit më të përfolur atje, futbollistit të Barcelonës Gerard Pique dhe këngëtares kolumbiane, Shakira. E kur dalin në publik, aparatet nuk ua ndajnë blicin. Ata kanë qenë në shkallët e stadiumit Camp Nou, për ndeshjen që Barcelona e ka fituar 2:0 ndaj Osasunës. Në video shihen lëvizjet e tyre gjatë ndeshjes, ku Pique ishte i shoqëruar edhe nga Puyol e Krkic. Shakira e Pique dukeshin mjaft të lumtur dhe në humor shumë më të mirë sesa pas humbjes në mes të javës nga Real Madridi.

No comments:

Post a Comment