Seul, policia bastis zyrat e Google

Policia në Korenë e Jugut ka bastisur zyrat e Google në Seul, pas dyshimeve se gjigandi i kërkimeve në internet ka mbledhur ilegalisht të dhëna personale të përdoruesve.

Hetuesit dyshojnë se agjencia e publicitetit të lëvizshëm të Google, AdMob, ka mbledhur informacion mbi vendndodhjen e përdoruesve pa pasur lejen e duhur.

Ngjarja në fjalë ngre sërish shqetësimet për sigurinë e të dhënave personale, sidomos tani që objektet elektronike portabël po bëhen më popullore.

“Ne dyshojmë se AdMob ka mbledhur informacione personale pa pasur lejen e posacme nga Komisioni Korean i Komunikimeve”, ka deklaruar një oficer i policisë koreane.

Hetimi në Korenë e Jugut vjen pas lajmeve të mediave se edhe rregullatorët në Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e një hetimi mbi aktivitetet e Google.

No comments:

Post a Comment