Abramovich, gati 90 milionë euro për Chelsea

Rreth 90 milionë euro për të ndryshuar look-un e Chelsea dhe për ta kthyer ekipin në një skuadër “sexy”.


Është ky programi ambicioz i Roman Abramovich, i cili ka hartuar tashmë një listë me objektiva që synon t’i realizojë gjatë verës.

Dy janë emrat që dallojnë, Cesc Fabregas i Arsenal dhe Gareth Bale i Tottenham, ndërkohë që rusi pëlqen edhe mbrojtësin e Ajax, Gregory van der Wiel dhe interistin Wesley Sneijder.

Lista shkon më tej me: Thomas Muller, Adam Johnson, Matt Jarvis, Ashley Young, Jack Rodwell, Marouane Fellaini, Andrey Arshavin dhe Luka Modric.

No comments:

Post a Comment