Sekreti i fundshpinës së Pippa-s

Nje prej imazheve më interesante të dasmës mes princit William dhe të zgjedhurës së tij Kate Middleton është fundshpina e shoqërueses së nuses Pippa Middleton.Pas princeshës Kate është pikërisht motra e saj Pippa, ajo që tërhoqi vëmendjen e dy miliardë spektatorëve në mbarë botën për shkak të fizikut të saj gati perfekt.

Pak minuta pas shfaqjes së saj në ekran, nëpër të gjitha rrjetet sociale flitej për fundshpinën e motrës së princeshës.

Po si ka arritur Pippa që të ketë një fizik të tillë?

Cornel Chin, eksperti fitnes i personazheve VIP dhe aktualisht trajnues i disa anëtarëve të familjes mbretërore, ka deklaruar se për të patur një funshpinë të bukur, fillimisht është cështje gjenetike. Mjafton të shohësh Carolën, nënën e vajzave për të kuptuar me lehtësi që pasardhëset e saj nuk kishin pse të ishin të shëndosha.

Por vec asaj që ka dhuruar Zoti, duhet edhe vullneti për të mbajtur trupin në formë, duke u ushtruar në mënyrë të përditshme.

"Pippa luan shumë tenis, që është një sport shumë i mirë për të tonifikuar fundshpinën sepse ka shumë sprinte para dhe prapa. Noti, sidomos ai stil i lirë është shumë efikas", thotë Chin.

Eksperti këshillon edhe ndjekjen e një diete lineare dhe tepër të kujdesshme.
(www.top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment