RIM prezentoi dy paisje të reja BlackBerry




Kompania kanadeze Research in Motion(RIM) e cila i prodhon paisjet BlackBerry, dje prezentoi dy modele të reja të telefonave të mençur – BlackBerry Touch 9900 dhe 9930.


BlackBerry Bold Touch 9900 dhe 9930 kanë një pamje të njejtë, si dhe specifikat teknike, kurse dallimi i vetëm i këtyre dy paisjeve është ajo se 9900 është GSM paisje me quad-band GSM dhe tre-band HSPA+mbështetje, përderisa 9930 është CDMA paisje me mbështetje për quad-band dhe dual-band + roaming global.

Të dy telefonat kanë procesor me takt punues prej 1.2GHz dhe 768 RAM, display në prekje me madhësi prej 2.8inç, dhe me një tastier të plotë QWERTY, kamerë me rezulucion prej 5 megapikselëve e cila regjistron video me rezulucion prej 720p, posedon gjithashtu një memorie prej 8GB dhe slot për microSD kartelë memorike.

Gjithashtu ka të ndërtuar dhe GPS marrës, Wi-Fi dhe Bluetooth lidhje.

BlackBerry Bold Touch 990 dhe 9930 janë paisjet e para që do të punojnë në OS 7 i cila vjen me një shfletues më të zgjeruar dhe me HTML4 video mbështetje. Çmimet akoma nuk janë të njohura, por telefonat pritet të dalin në shitje nga vera e këtij viti.


 http://www.itshqip.com

No comments:

Post a Comment