Facebook është një makinë spiunazhi, thotë Xhulijan Asanzh!




Facebook, Google, Yahoo dhe pothuajse të gjitha ueb shërbimet amerikane më të njohura kanë të integruar interfejs për shërbimet sekrete amerikane, thotë themeluesi i Wikileaks, Xhulijan Asanzh, duke shtuar se çdo kyçje në Facebook, do të thotë punë e kryer për shërbimet sekrete amerikane për të krijuar një bazë elektronike e të dhënave të përdoruesve.

“Sidomos Facebook është makina më e frikshme për spiunim, me një bazë e të dhënave më të madhe për informacionet personale të njerëzve, shokët e tyre, adresat e tyre, vendodhjen e tyre, lidhjet e tyre, komunikimin etj… të gjitha informacionet janë të vendosura në SHBA, dhe të gjitha janë në dispozicion për shërbimet e sekrete”, thotë z.Asanzh në një intervistë për Russia Today.

Ai thotë se Facebook nuk drejtohet nga shërbimet sekrete amerikane, por egziston shansë legale për të shfrytëzuar ligjin dhe për të bërë presion mbi ueb shërbimet e internetit. Interesante, z.Asanzh shtoi se dokumentet më kontroverze akoma nuk janë publikuar.

http://www.itshqip.com

No comments:

Post a Comment