Raporti,OSBE/ODIHR: Mosbesimi rriti tensionet

 
TIRANE- Misioni i OSBE/ODIHR ka publikuar raportin e rradhës për situatën post zgjedhore në Shqipëri. Procesi i numërimit është cilësuar si transparent por i ngadalshëm.

Raporti thekson se vonesat në numërim dhe mosbesimi mes palëve quan në tensionim të situatës pas ditës së zgjedhjeve. Në raport thuhet se rezultati i Tiranës është shumë i ngushtë, ku në rezultatet paraprake kandidati socialist, Edi Rama kishte 10 vota më shumë se kandidati demokrat, Lulzim Basha.

Raporti ka ngritur shqetësim për vëzhguesit, sipas të cilit vëzhguesit nuk janë lejuar t’i afrohen tavolinave të numërimit. Raporti vë në dukje edhe mosmarrëveshjet mes anëtarëve të KZAZ-ve.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment