Rama: Elbasani zgjedh paktin e qytetarit, refuzon Saliun

Rama: Elbasani zgjedh paktin e qytetarit, refuzon SaliunELBASAN- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka ndalur sot fushatën e tij elektorale në qytetin e Elbasanit, ku ka mbështetur kryebashkiakun aktual Qazim Sejdini për zgjedhjet e 8 Majit.


Sipas kryesocialistit, Sejdini është një nga kandidatët e Aleancës për të Ardhmen që dje firmosi paktin e zhvillimit me qytetarët, prandaj, sic tha Rama, Elbasani do zgjedhë rrugë ne zhvillimit duke braktisur Saliun.

“Elbasani nuk ishte kështu 4 vjet më parë. Qazim Sejdini i ka kuruar plagët e Elbasanit me kujdes, me durim me dashuri, E ka bërë këtë si një përfaqësues i denjë i këtij qyteti. Vota juaj në 8 Maj është fuqia e të ardhmes që ju dëgjuat në gjithë sa tha Sejdini në fjalën e tij. E ndërkohë nga ana tjetër nuk ka nevojë për fjalë, se është rruga qorre e kusarisë e matrapazllëkut dhe e shitblerjes se dinjitetit, Elbasani do ta refuzojë Saliun e Tiranën dhe të Elbasanit”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh para qytetarëve të Elbasanit se nga një votë e vetme mund të clirohet vendi në 8 Maj, duke i hapur rrugë zhvillimit.
“Pakti qytetar, angazhimi ynë solemn për qytetarin, ku në katër vite do ndryshohen qytetet që kanë qënë nën sundimin e hajdutllëkut. Në 8 vjen clirimi, cdo gjë ndryshon me një votë”, nënvizoi kryesocialisti.

Sipas liderit të opozitës, transformimi do prekë cdo familje shqiptare, pasi rruga e tij është ajo e punës e bashkëjetesës.
“Ne jemi aleanca e ëndrrave që bëhen realitet, kudo që ne do të qeverisim do të ketë rregull. Mirë u dëgjofshim në ditën e madhe të fitores”, përfundoi Rama.

http://www.balkanweb.com/index.php

No comments:

Post a Comment