PS: Njësia 5 në dorë të Kolegjit. Ristani: KQZ nuk e detyron gjykata

Pas pushimit prej afro 30 minutash Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinisur sërish mbledhjen, nga ku do të dalin edhe rezultatet përfundimtare për njësinë bashkiake numër 5, konkretisht për KZAZ-në nr.49.
Përfaqësuesi ligjor i socialistëve Genci Gjonçaj qysh në fillim të kësaj mbledhje theksoi se tabela për njësinë 49 nuk pasqyrohet nga akti që u miratua.

Më tej ai u shpreh se, “Në kalim të afatit prej 72 orësh vendimi për KZAZ 49 nuk u morr, sot komisioni nuk mund ta marrë atë, pasi subjekti Partia Socialiste e ka paditur këtë rast dhe fjala është në dorën e Kolegjit Zgjedhor”.

E njëjta kërkesë u mbështet edhe nga nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi.

Ndërkaq kreu i këtij komisioni, Arben Ristani theksoi se, kërkesa e përfaqësuesve të PS-së është e paligjshme, dhe për më tepër shtoi ai, vendimmarrja për këtë KZAZ është punë e KQZ-së dhe për këtë nuk mund që komisionin ta detyrojë gjykata.

(noa.al)

No comments:

Post a Comment