Përshkojnë SHBA-në me taksi për 5 mijë dollarë

Taksisti njujorkez, Mohammed Alam, është pajtuar që për 5 mijë dollarë të shëtisë dy klientë një njëri skaj në skajin tjetër të SHBA-së.
Taksisti dhe dy pasagjerët e tij, John Belitsky dhe Dan Wuebben, udhëtuan nga New Yorku deri në Los Angeles për plotë gjashtë orë. Gjatë udhëtimit arritën të vizitojnë edhe Las Vegasin, ku Belitsky dhe Wuebben, fituan 2 mijë dollarë në kazino. Për "New York Post", Belitsky dhe Wuebben thanë se taksistin, i cili gjithmonë i priste në veturë, e zgjonin duka ia “dhënë” nga 100 dollarë. Edhe pse taksimetri i Alamit, për rrugën nga New Yorku deri në Los Angeles tregonte vlerën prej 17 mijë dollarëve, taksisti pranoi në fund ofertën e tyre prej 5 mijë dollarëve, pasi që, siç tha “ishte mërzitur nga bllokimi i trafikut”.

No comments:

Post a Comment