Arizona:Votë për kriminelin e preferuar

Joe Arpaio, sherifi i Arizonas, njihet ndryshe edhe si “sherifi më i ashpër i Amerikës”, për shkak të sjelljes së tij ndaj kriminelëve dhe për shkak të deklaratave të tij të forta.
Por, këtë radhë ai ka tërhequr vëmendjen me një iniciativë që ka ngjallur debate të forta në Amerikë. Arpaio ka hapur një sondazh, në të cilin banorët e zonës mund të zgjedhin kriminelin e preferuar. Ai hedh në faqen e policisë së kësaj zone fotot e kriminelëve dhe njerëzit mund të votojnë të preferuarin e tyre. Rezultatet e fundit kanë dalë më 22 prill, kur krimineli i preferuar ka dalë një femër, Jessica Johnson, e cila ka marrë 600 vota.

No comments:

Post a Comment