Përfundon numërimi në Ersekë, Pukë e Peqin

Ka përfunduar numërimi i votave për tre bashkitë e vendit në Ersekë, Pukë dhe Peqin. Kështu në Bashkinë e Peqinit ku kandidati i “aleancës për qytetarin” Ilir Rrushi ka marrë 2760 vota ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Naim Teqja i cili ka marrë 908 vota.
Po kështu pas përfundimit të numërimit të votave në bashkinë e Ersekës kandidati i “aleancës për të ardhmen” Ali Laho ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e “aleancës për qytetarin” Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment