Përfundon numërimi Korca i mbetet PS-së

KORCE-Ka përfunduar sot në mesditë numërimi i kutisë së fundit të votave për një prej Bashkive më të mëdha në vend, atë të Korcës, votat e së cilës kanë shpallur fitues Niko Peleshi i PS me diferencë të madhe votash nga kandidati i PD, Andrea Mano.

Sot rreth ores 12:00 ka perfunduar numerimi i kutise se 62 nga 62 që ishin në total, votat e te ciles finalizuan shpalljen e Niko Peleshit te PS. Peleshi mori gjithsej 16369 vota kurse Mano 14176 vota. Peleshi falenderoi sot qytetaret korcare per fitoren e korrur ne Korce.

“Falenderoj qytetarët e Korcës për pjesmarrjen masive në votim. Pjesmarrje masive tregojnë se qytetarët e kanë kuptuar forcën e votës së tyre dhe se e ardhmja projektohet përmes forcës së votës. Sot qyteti meritoi të quhet qytet i dijes dhe votës së lirë.
Falenderoj ata që votuan dhe besuan që përmes punës dhe projekteve tona Korca do bëhet edhe më mirë dhe angazhohem se do të punoj për të majtë e të djathtë, për Korcën tonë”, u shpreh Peleshi ndërsa dhjetra njerëz e përgëzuan për fitoren.

Përvec Korcës, PS ka fituar bashki tjetër të madhe, Gjirokastrën, Fierin, Vlorën ndërsa një luftë e ashpër po zhvillohet në Tiranë e Durrës. Ndërkohë PD po rimer Shkodrën ndërsa ka humbur disa bastione të saj si Rrëshenin, Kavajën, Lacin, Fushë-Krujën.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment