Pele: Krujf dhe Platini, më të mirë se Mesi

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka deklaruar se Lionel Mesi është lojtari më i mirë për momentin. Por, sipas tij, në historinë e futbollit ka pasur futbollistë më të mirë se argjentinasi. “Njerëzve u pëlqen që të bëjnë krahasime, por duket se e kanë harruar Krujf, Platini dhe Di Stefano”, të cilët kanë qenë shumë më të mirë se Mesi”, ka thënë Pele. Një pohim i tillë nga një brazilin pritej në fakt. Pele ka thënë se Mesi luan më mirë tek Barcelona, ndërsa me kombëtaren argjentinase është tjetër lojtar.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment