Nis protesta para KQZ Deputetët PS:Nuk tërhiqemi policia blindon godinen

Dhjetra milintatë të ardhur dhe nga rrethet dhe deputetët socialistë janë vendosur para godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor ku vazhdon mbledhja me shqyrtimin e ankimimeve të kandidatëve dhe partive për procesin zgjedhor të 8 majit. Ata deklarojnë se janë të vendosur të vazhdojnë të protestojnë në mbrotje të votës së lirë. Deri dje nga numërimi i fletëve të kontestuara, të cilat nga kreu i KQZ Arben Ristani quhen fletë të panumëruara, në 89 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 150 vota kundrejt 63 për Edi Ramën.

DEPUTETET PS : TE REZISTOJME NE MBROJTJEN E VOTES
Ora 12: 10 Deputetët socialistë, njëri pas tjetrit po marrin fjalën duke iu drejtuar protestuesve me megafon dhe duke u bërë thirrje për qëndresë në mbrojtje të votës së lirë dhe kundër vjedhjes së votës. Deputeti Pandeli Majko tha se “Jemi mbledhur të mbrojmë ligjin e votën.” “Ftoj Ristanin të mos bëhet qen stani”- tha Majko duke shtuar “S’mund të legalizosh votat në kuti të gabuar.”
Ngjela i partisë Ligj dhe Drejtësi, pjesë e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” e quajti protestën e PS një “lëvizje popullore” . “O do marrim lirinë e votës o do bëjmë cdo sakrificë për të realizuar demokracinë perëndimore në Shqipëri.
Deputeti i PS-së Pirro Lutaj tha se “nuk mundet që salistantë të marrin votën e Ramës në zemër të Tiranës”. Ai bëri thirrje për të rezistuar për të mirën e vendit. “Nëse Saliu e kalon këtë stad gjithsecili prej nesh të bëjë valixhet gati e të shkojë nnë një vend tjetër për të jetuar”.
Ndërsa deputeti PS Taulant Balla menjehërë pas tij tha se janë “tre familje që kanë bërë valixhet dhe ato janë familja e Ristanit e Saliut dhe e Bashës.” “Madje-shtoi Balla- Ristani po i mban valixhet te familja e Saliut se cdo natë po fle atje, e nuk fle te apartamenti i tij. “ Te gjitha fjalet e deputeteve jane shoqeruar me thirrje te protestuesve kunder qeverise e Ristanit, kreut te KQZ. Deputetja e PS-së Vasilika Hysi i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të mos kenë frikë nga kërcënimet por të vazhdojnë të vinë këtu, deri sa t’i jepet fund prishjes së votës, sic tha Hysi. “Unë kam besim se sic rezistuam në një fushatë të dhunshme ne do rezistojmë deri në fund, deri sa Ristani të heq dorë nga prishja e kutive. Ai po hedh atje më shumë vota se sa ne kemi hedhur. Nuk ka Ristan dhe kompani që të na trembë”, tha Hysi. Sipas saj, pas veprimeve të Ristanit qendron krimi i organizuar që do të bëjë ligjin në Shqipëri.
“Unë e di që Ristani është sot nën kërcënimin e mafias sebre, ruse, nën presionin e Fazllic dhe krimit të organizuar, por ne do të rezistojmë, se ne kemi fituar”, nënvizoi Hysi. Nga ana e saj edhe deputetja tjetër e PS-së Valentina Leskaj u shpreh se nuk do të lejohet të dhunohet vota e shqiptarëve. “Ora e të vërtetës ka ardhur, Nuk do të lejojmë më që të dhunohet vota e shqiptarëve, vota është e shenjta. Jemi këtu për t’I thënë fund këtij sundimi”.

PS NIS PROTESTEN PARA KQZ
Ora 11: 10 Deputeti Namik Dokle duke kujtuar se sot mbushen 4 muaj nga demonstrata e 21 janarit tha se “Shqipërisë iu shtua një kriminel i tretë, Arben Ristani, përvec Bashës që urdhëroi vrasjen e 4 demonstruesve”. Ai tha se “Jemi të vendosur të mbrojmë votën” dhe akuzoi kryeministrin se “vret endrrën për demokraci”.

Sipas NEWS 24 pritet të nisë përfundimi i numërimit të kutisë së fundit për kryetarin e minibashkisë, në njësinë bashkiake nr 5 dhe nëse do të ketë kërkesë nga kjo KZAZ atëherë KQZ do të procedojë me numërimin e votave të gjetura në kutitë e gabuara. Sipas anëtarëve të maxhorancës në KQZ po numërohen votat e panumëruara ndërsa opozita e akuzon se po shkel ligjin. Deri dje nga numërimi i fletëve të kontestuara, të cilat nga kreu i KQZ Arben Ristani quhen fletë të panumëruara, në 89 kuti votimi, Lulzim Basha ka arritur të sigurojë 150 vota kundrejt 63 për Edi Ramën.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment