Nicolas Cage nuk do të gjykohet

Nicolas Cage nuk do të gjykohet
Nicolas Cage nuk do të dalë para gjykatës për sherrin që pati me bashkëshorten e tij në mes të një rruge në New Orleans.

Lajmin e bëri të ditur avokati i aktorit.

Cage u arrestua dhe u la i lirë me kusht për një diskutim të ashpër dhe për shkak se tërhoqi me forcë bashkëshorten në gjendje të dehur.

Akuzat ndaj tij janë hedhur poshtë dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë çështje gjyqësore.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment