Ngelet shtatëzënë me spermën burrit të saj të vdekur

Për herë të parë në historinë gjyqësore të Australisë pasi fekondimi in vitro është i ndaluar pa lejen e donatorit. një vendim historik është marrë në Uellsin e Ri në jug të Australisë, por një grua australiane ka marrë lejen nga gjykatësi për të përdorur spermën e bashkëshortit të saj të vdekur. Një vendim i cili u cilësua historik duke marr parasysh ligjin e sipërpërmendur.

Pas shumë vitesh tentime për të pasur një fëmijë, Jocelyn Edwards, 40 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Mark, kanë firmosur modulet për një farëzim artificial që do të zhvillohej para një viti, më 6 Gusht.

Disa ditë më para kësaj date, bashkëshorti i Jocelyn u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti në punë.

Sperma e tij u mblodh pasi ai u nda nga jeta dhe në atë pikë nisi dhe lufta për të fituar të drejtën ligjore për përdorimin e saj.

Gjykatësi Robert Hulme, i Gjykatës së Lartë të Uellsit të Ri, mori vendimin në lidhje me dy rrugët që kishin mbetur: shkatërrimin e spermatozoideve ose kthimin e saj tek Edwards.

Në fund të kësaj ngjarje përfitimi shkoi në drejtim të gruas, e cila sipas gjykatësit është e vetmja që mund të ketë të drejta përdorimi mbi të.

No comments:

Post a Comment