Aleanca Kuq e Zi: Deklarata e OMONIA-s për kombësinë, shantazh

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me deklaratën e e OMONIA-s, e cila e ka cilësuar heqjen e kombësisë nga certifikatat e reja, si një shkelje të të drejtave të njeriut.

Aleanca është shprehur se deklarata e OMONIA-s është një shantazh i hapur politik.

“OMONIA të mos kërcënojë shtetin, kërkesat e bëra janë të pabazuara në ligj. Certifikata e re nuk është genocide, genocide do të ishte falsifikimi i kombësisë që synonjnë ata. Këto certifikata janë të njëjta me të Evropës dhe në to nuk ka asgjë të paligjshme. Shteti duhet të reagojë dhe të mos lejojë të cenohet integriteti, pasi Shqipëria është një vend sovran”, thuhet në një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi.

No comments:

Post a Comment