“Në një dekadë shqiptarët jetojnë 3 vjet më tepër”


Jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është rritur me 3 vjet në dekadën e fundit. Femrat rrojnë 2 vite më shumë se meshkujt.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky përmirësim i dedikohet investimit për shëndetin nga ana e qytetarëve dhe metodave të reja të trajtimit. Megjithatë, në vendet në zhvillim ka një hendek shumë të madh, sa i përket shpenzimeve të shëndetësisë.” Në vendet me të ardhura të ulëta për frymë, shpenzimet shëndetësore janë rreth 32 dollarë për frymë ose rreth 5,4 % të prodhimit të brendshëm bruto. Në vendet me të ardhura të larta është 4.590 USD ose rreth 11 % të produktit të brendshëm bruto”, thuhet në raportin botëror për shëndetin të 2011, të publikuar vetëm pak ditë me parë. Sipas këtij raporti, nëse në vitin 2000 jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 70 vjeç, aktualisht ajo arrin në 73 vjeç. Mesatarisht femrat jetojnë 75 vjeç. Treguesit e 10 viteve më parë tregonin për 2 vite më pak jetë. Kanë shënuar progres meshkujt, pavarësisht se sërish janë në diferencë nga femrat. Nëse në vitin 2000 jetëgjatësia për ta ishte 68 vjeç, ajo ka arritur në 72 vjeç aktualisht. Pra në krahasim me femrat, të cilave u janë shtuar vetëm 2 vite jetë, ata kanë 4 plus. Po t’i referohesh të dhënave të OBSH-së, jetëgjatësia e shqiptarëve nuk mund të konsiderohet si shumë e lartë. Megjithatë, vendi ynë lë pas Bullgarinë, Serbinë e Hungarinë dhe dhjetëra vende të tjera jashtë Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të fundit, në Shqipëri ka mesatarisht rreth 10 herë më pak mjekë dhe 12 herë më pak infermierë se në vendet e zhvilluara. Shifra të larta në krahasim me rajonin regjistrojmë sa i përket kequshqyerjes së fëmijëve. Ku rreth 6.6 % e moshës nën 5 vjeç janë nënpeshë. Kjo shifër na vendos në krye të listës, krahasuar me thuajse të gjitha vendet e tjera të BE-së. Tepër e lartë konsiderohet edhe vdekshmëria amtare. Për 100 mijë lindje, Shqipëria regjistron 31 vdekje të nënave. Sipas OBSH-së, vdekshmëria foshnjore krahasuar me një dekadë më parë ka rënë në 2,7 % në vit, që nga viti 2000. Vdekshmëria e nënave rënë në 3,3 % në vit, që nga viti 2000. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi vetëm pak ditë më parë statistikat e 2011 për shëndetin. Në të janë matur më shumë se 100 treguesit të shëndetit për 193 shtete anëtare. OBSH-ja ngre alarmin për sëmundjet kronike. Sipas saj, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri tani përbëjnë dy të tretat e të gjitha vdekjeve në nivel global, për shkak të plakjes së popullsisë dhe përhapjes së faktorëve të rrezikut të lidhur me globalizimin dhe urbanizimit. “Kontrollit të faktorëve të rrezikut, të tilla si përdorimi i duhanit, stilin e jetës i ulur, dietë jo e mirë dhe përdorimi i tepruar i alkoolit, po bëhen çështje kritike”, kanë deklaruar krerët e OBSH-së. Shifrat e fundit tregojnë se rreth 4 nga 10 burra dhe 1 në 11 gra janë duke përdorur duhanin dhe rreth 1 në 8 të rritur është i trashë.

Statistikat e OBSH-së

Jetëgjatësia mesatare
Viti 2000
70 vjeç
Raporti i 2011
73 vjeç
Femrat viti 2000
73 vjeç
Raporti 2011
75 vjeç
Meshkujt viti 2000
68 vjeç
Raporti 2011
72 vjeç

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment