Mungesat, madrilenët vuajnë më shumë

Në prag të gjysmëfinales së kthimit, Barcelona duket më e favorizuar jo vetëm për rezultatin e ndeshjes së parë dhe faktorit fushë, por edhe për sa i përket mungesave. Më e vështirë do të jetë për Hoze Murinjo që të formojë një formacion titullar ashtu siç ai do të kishte dëshiruar. Në mbrojtje do të mungojë Serxho Ramos i skualifikuar me kartona dhe në vend të tij do të luajë Arbeloa. Në qendër rikthehet Karvaljo. Gjithashtu do të mungojnë dy mesfushorët Pepe dhe Kedira. i pari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë, ndërsa i dyti është i dëmtuar. Duke parë këtë situatë, Murinjo do të luajë me dy shkatërrues: Alonson dhe Lasana Diarra. Përpara do të jetë treshja Di Maria, Ozil dhe Kristiano Ronaldo, ndërsa në majën e sulmit Karim Benzema.

Më të lehta duken gjërat për Barcelonën, ku trajneri Pep Guardiola ka rikuperuar në kohë Iniestën dhe Pujolin, i cili do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes, për shkak të mungesave të Adrianos dhe Maksuellit. Gjithashtu nuk do të jetë as Gabriel Milito, i dëmtuar në ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedadit. Shqetësimi i Guardiolës është fakti që nuk do të ketë asnjë mbrojtës në stolin e rezervave.

No comments:

Post a Comment