Arrestohet vajza e Bruce Willis e Demi Moore

Tallulah Belle, vajza e aktorëve të njohur Bruce Willis dhe Demi Moore, është arrestuar nga policia.
Shkak për këtë është bërë posedimi i alkolit, duke qenë se ajo është vetëm 17 vjeç. Bashkë me të janë ndaluar edhe dy shoqet e saj. 17-vjeçarja është ndaluar teksa dilte nga makina me dy shishe me alkol. Vajza e aktorëve është liruar më pas, teksa policia lajmëroi prindërit e saj. Tallulah Belle është vajza e tretë nga martesa e Willis dhe Moore, martesë e cila përfundoi në vitin 2000. Dy vajzat e tjera të tyre janë Rumer dhe Scout Larue, përkatësisht 23 dhe 20 vjeç.

No comments:

Post a Comment