Milan, rikthehet Inzaghi

Filippo Inzaghi rikthehet për Milanin.

Trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri, ka grumbulluar të gjithë lojtarët që ka në dispozicion, me përjashtim të të dëmtuarit Marek Jankulovski.

Ky është grumbullimi i parë për Inzaghin që nga dëmtimi në gju që pësoi më 10 nëntorin e kaluar ndaj Palermos.

Në rast barazimi në ndeshjen e së shtunës në mbrëmje ndaj Romës, Milani fiton titullin kampion dhe për të festuar në Olimpico do të jenë të gjithë protagonistët e këtij sezoni.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment