Lorik Cana, e adhuron vetëm... kush e ka

Kudo ku ka luajtur është adhuruar dhe kurrë s’është harruar. Për tifozët e PSG dhe të Marsejës është i njohur si “Le Guerrier”, kurse për ata të Sunderland, “The Warrior”. Luftërari është Lorik Cana, mbrojtësi-mesfushor shqiptar 27-vjeçar që aktivizohet në Turqi te Gallatasaraj. Aventura e tij në Stamboll, megjithatë po përfundon. Vetë ai e ka pranuar disa javë më parë, aq sa Loriku bashkë me të atin Agim, ish-lavdi e futbollit shqiptar (tani, menaxher i tij), presin shumë shpejt të reja. Me mikun dhe bashkatdhetarin e tij Igli Tare dëgjohen në telefon thuajse çdo ditë. Kalimi i tij te Lacio duket i afërt, madje nga Shqipëria e konsiderojnë të sigurtë. Në të vërtetë s’është kështu. Dy klubet, Gallatasaraj dhe Lacio, janë afër një marrëveshjeje: huazim prej 1.5 milionë eurosh, plus një blerje të mundshme përfundimtare në qershorin e ardhshëm prej 3.5 milionë eurosh. Për të shpejtuar operacionin ka shërbyer edhe trajneri i ri Fatih Terim, i cili e do Gallatën vetëm me turq. Në mes po ndërhyjnë skuadra të tjera, sidomos Hamburgu e Tottenhami, por Loriku duket se ka dëshirë të luajë në Itali.
E ka ëndërruar gjithmonë që kur ishte fëmijë dhe luante me top nëpër rrugët e Ðakovicaes në Prishtinë (Kosovë), ku ka lindur dhe është rritur. Pastaj plas lufta dhe në moshën 16 vjeç detyrohet të arratisen nga Shqipëria për të shkuar në ZVicër, Lozanë. Nga aty nis aventura e tij si futbollist dhe, më pas, një përvojë te Losanna, në vitin 2000 arrin transferimi te PSG. Loriku nuk kishte mbushur ende 18 vjeç dhe ambientimi nuk ishte i lehtë. Mendon një zotëri i quajtur Ronaldinho, për ta bërë të ndihet rehat në Paris. Dinho dhe Anelka, pothuajse e marrin në ‘adoptim’. Me PSG fiton një KUpë të Francës në vitin 2004, por konfirmimi vjen me Olimpik Marsejën vitin e mëpasshëm. Falë mënyrë së tij të të qëndruarit në fushë, karizmatik e agresiv, në harkun e disa viteve bëhet së pari beniamini i njerëzve dhe menjëherë më pas kapiteni i parë jo francez në historinë e klubit. Bashkë me të luan Frank Ribery, yll i Olimpikut, i cili aktualisht luan te Bayern, por është mbi të gjitha mik i ngushtë i Lorikut.
Cana, i cili ka famën e të fortit dhe të egrit (mjafton të pyetet Sneijder dhe Van Nistelrooy që përballuan Shqipërinë e tij gjatë një sfide me Holandën në vitin 2007, kur përfundoi gjithçka me Canën e ndëshkuar me të kuq dhe dy holandezët të dëmtuar). Por në të vërtetë është një djalë i thjeshtë dhe me zemër të artë. Eshtë Ambasador i UNICEF dhe adhuron fëmijët. “Për ata jam gati të bëj çdo gjë, kam fatin të përfitoj shumë dhe natyrisht bëhem katërsh për t’i dhënë një buzëqeshje dhe lumturi fëmijëve”. Me Zidane, Drogba, Ronaldo, Kornikova, Messi dhe të tjerët shpesh përgjanson, sepse sapo ka mundësi organizon manifestime bamirëse për UNDP (organizëm i UNICEF). Lorikut i pëlqen të lexojë libra, sidomos historike dhe kur ka mudësi frekuenton fakultetin e Historisë në Universitetin e Tiranës. Flet mirë frëngjishten, anglishten, gjermanishten, pak kineze dhe sidomos italisht. Prandaj nuk duhet të ketë probleme për t’u ambientuar te Lacio. Tifozëve lacialë, që po e studiojnë në Youtube, ka filluar t’u pëlqejë. Lotito e Reja janë takuar mbrëmë deri në orët e vona për të biseduar për kontratën (tekniku do të firmosë përpara nisjes për grumbullim), por sidomos për merkaton, që vërtitet mbi të gjitha rreth Canës.

(ikub.al)

No comments:

Post a Comment