Kosovë: Bie inflacioni në prill

 
Rënia e çmimeve të importit të mallrave, si dhe aplikimi i tarifave verore të energjisë elektrike kanë qenë dy nga disa faktorët vendimtarë për uljen e shkallës së inflacionit në Kosovë në prill.

Ekspertët paralajmërojnë se në Kosovë gjatë periudhës së mbetur të vitit pritet se do të ketë një stabilitet çmimesh.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë thënë për Kosova sot se, bazuar në të dhënat e publikuara nga Enti i Statistikave të Kosovës (ESK), çmimet e konsumit gjatë prillit kanë shënuar rëni në shkallën prej 1,2 për qind.

Shefi i Divizionit të Statistikave dhe Çmimeve të ESK, Ibish Asllani, ka thënë se është vërejtur rëni e çmimeve, kryesisht të rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse, që ishin më të lira për 18,9 për qind në prill, pasi janë aplikuar tarifat verore të energjisë elektrike dhe se kjo do të zgjatë nga 1 prilli e deri më 30 shtator.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment