Ashton largohet pa arritur asgjë

 
Catherine Ashton, nuk arriti të sigurojë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë rreth çështjeve që po diskutohen në Bruksel. Ajo tha të premten, në Prizren, se marrëveshjet do të arrihen atëherë kur të pajtohen palët, raportojnë mediat kosovare.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri shpreson që marrëveshjet të arrihen gjatë muajve qershor ose korrik, kur mbahen edhe dy raundet e fundit para pushimeve.

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Catherine Ashton ka përfunduar vizitën në Kosovë dhe Serbi, pa arritur të sigurojë ndonjë marrëveshje rreth dialogut që palët e kanë filluar gjatë muajit mars. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment