Kina në alarm, aditivi kthen mishin e derrit në mish viçi për 90 minuta

Departamenti i Industrisë dhe Tregtisë kineze ka zbuluar kohët e fundit një aditiv që mund të kthejë në më pak se 90 minuta një biftek derri në një fileto viçi të shijshme.

Natyrisht, procesi nuk është aq magjik, por shqetësimi i autoriteteve dhe i tërë botës është i madh.

Deri kohët e fundit, falsifikimi i ushqimit ishte praktikisht i panjohur, por disa muaj më parë, një kinez u arrestua pasi kishte riprodhuar me materiale kimike vezë.

Produkti “magjik” prodhuar nga ekstrakte të viçit u zbulua se është mjaft i popullarizuar në shumë restorante në Hefei, krahinë e Jianxi. Kështu rreth 500 gram mish viçi, janë shitur për 20 juan, por mishi i derrit kushton vetëm 10 juan, ndaj disa nga pronarët e restoranteve kanë blerë një litër aditiv ekstrakt vici për 45 juan për të rritur fitimet.

Me të mësuar këtë, një gazetar arriti të marrë një shishe të ekstraktit dhe ka testuar procedurën; çdo gjë e përkryer. Nëntëdhjetë minuta është e mjaftueshme që të kthehet një biftek derri në biftek viçi, madje edhe aroma dhe shija janë njëlloj me ato të viçit.
Mjekët kanë paralajmëruar: “përdorimi i këtyre aditivëve mund të shkaktojë dëme serioze në shëndetin e konsumatorëve, në raste ekstreme mund të çojë në kancer

No comments:

Post a Comment