Britani, ndryshime në ligjin për mbrojtjen në internet

Britania e Madhe pritet që të ndryshojë legislacionin lidhur me mbrojtjen nga sulmet në rrjetet internetike të njohura ndryshe si hackers. Kjo duket të jetë vendosur pas rritjes së numrit të këtyre sulmeve që kanë dëmtuar shumë kompani angleze.

Lajmi është konfirmuar nga një ekspert kompiuterash, i cili i referohet një takimi me drejtorin e zyrës për sulmet në internet, shqetësim ky që ndahet edhe nga disa ministra të qeverisë.

Legjislacioni aktual është hartuar 12 vjet më parë dhe ky fakt ngre shetësimin dhe nevojën për një ligj të ri, që të parashikojë të gjitha abuzimet që zhvillohen në rrjet.

Ligji duhet të parashikojë patjetër mbrojtjen e viktimave të këtyre sulmeve”, – mësohet të jetë shprehur eksperti Gerry Shewan.

Sipas tij shumë shpejt do të ngrihet një grup inxinjerësh dhe juristësh për të hartuar një draft të ri ligjor.

No comments:

Post a Comment