Të shfrytëzosh aftësitë nuhatëse të qenit, për të zbuluar kancerin e prostatës, është kjo metoda e eksperimentuar me sukses nga disa shkencëtarë francezë, të cilët prej kohësh po eksperimentojnë aftësitë e miqve me 4 këmbë në zbulimin e sëmundjeve të ndryshme. Në studimin e kryer nga një ekip mjekësh të universitetit Tenon të Parisit, thuhet se për këtë eksperiment është përdorur një qen i rracës “pastor belg”, të cilët janë të sukseshëm edhe në zbulimin e eksplozivëve, lëndëve narkotike apo njerëzve të mbuluar nga orteqet e dëborës. Sipas këtij studimi, këta katërkëmbësh janë të aftë të zbulojnë Neoplazinë Porstatike me një precision i cili rezultoi në 91%. Kjo do të thotë se në urinën e të sëmurëve ka aroma të veçanta. Duke u nisur nga ky fakt, tashmë mund të tentohet të perfeksionohen testet biokimike të përdorura për identifikimin e këtij lloji të kancerit.
No comments:
Post a Comment