Tashmë jetojmë në epokën e teknologjisë së lartë. Dhe aq shumë ajo është bërë pjesë e jetës sonë, sa për shembull në shkollën e mesme për vajza “Nanjang” në Singapor, tekstet janë zëvendësuar nga IPAD. Kjo është një nismë inovative e rreth 150 nxënëseve dhe mësuesëve të kësaj shkolle, të cilët kanë pranuar të ofrojnë këtë lloj pajisjeje personale për ndryshimin e procesit të mësimdhënies. Për fat, kjo epokë e re, po i jep fund mbajtjes së çantave plot me libra të rëndë.
Nxënësja Chloe Chen thotë:
“Unë, ashtu si edhe shoqet e klasës jemi shumë të kënaqura. Për shembull, në mëngjes, kur vi në shkollë, shumë prej tyre i gjej duke naviguar me IPAD-et personale, kështu që në krahasim me librat – që janë shumë konvencionalë, mendoj se kjo pajisje është diçka e jashtëzakonshme. Kështu që, shumë prej nesh e shikojnë këtë eksperiencë si shumë argëtuese.”
Në sistemin shkollor të Singaporit, është i lejuar përdorimi gjerësisht i internetit për kërkime të çfarëdoshme, por sipas drejtorit të kësaj shkolle, IPAD-i përfaqëson nivele të reja lëvizshmërie dhe rrugën se si duhet të ndyshojë mënyra e mësimdhënies. Drejtori i shkollës Seah Hui Yong shprehet:
“IPAD-i është një nga arsyet për qëllimin tonë final, të ndryshojmë mënyrën e mësimdhënies. Është një pajisje shumë e mirë për këtë qëllim, ekstremisht e lëvizshme, shumë e lehtë në peshë dhe përdorim dhe mendoj se po t’i pyesni vajzat, do t’ju thonë se nuk e kanë patur të nevojshme të trajnohen për përdorimin e tij”.
Për përhapjen e përdorimit të kësaj pajisjeje, shkolla ka vënë në dispozicion edhe 100 mijë dollarë amerikanë.Mësuesi i Fizikës, Mark Shone shpjegon
“Ne vendosëm të takohemi me prindërit dhe ramë dakord që sëbashku të monitorojmë përdorimin vetëm për qëllime mësimore të kësaj pajisjeje të jashtëzakonshme”.
Sipas Ministrisë së Arsimit në Singapor, ky projekt pilot do të zgjasë një vit dhe në rast suksesi, do të nisë zbatimi i tij me faza në të gjithë sistemin arsimor të vendit.

No comments:
Post a Comment