I japin fund grevës, por jo kërkesave!

Para dhe tetraplegjikët janë detyruar të dalin nga greva e urisë për shkak të readmit të gjendjes së tyre, ndonëse asnjë nga kërkesat nuk u është plotësuar. Ditën e djeshme, ata kishin marrë premtimin se qeveria do të aprovonte një vendim ku të gjitha kërkesat emergjente të tyre do të plotësosheshin.Të zhgënjyer nga indiferenca e strukturave shtetërore grevistët shprehen se u detyruan t'i japin fund grevës për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, por shprehen se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Ndërkohë, kryetari i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara, z. Sinan Tafaj theksoi se strukturat shtetërore nuk duhej të ishin treguar indiferente por të paktën duhej të jepnin arsyet se për se nuk janë marrë në konsideratë kërkesat e grevistëve.


Çdo ditë fushatë, por paraplegjikët braktisen totalisht

Ndërsa hynë në ditën e nëntë të ngujimit asnjë institucion shtetëror nuk denjoi t'u kthejë përgjigje për kërkesat e tyre. "Heshtja e qeverisë, shuplakë e rëndë për ne", pohuan grevistët teksa dilnin nga zyrat në Laprakë ku u ngujuan për plot 9 ditë. Shumica e tyre u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Tafaj pohoi se nuk ka qenë dakort që para dhe tetraplegjikët të futen në grevë urie, por sipas tij, zhgënjimi më i madh erdhi nga heshtja e qeveritarëve.


"Fakti që nuk u gjet një zgjidhje për kërkesat e para dhe tetraplegjikëve na zhgënjen. Përfaqësuesit e Qeverisë duhej të dilnin dhe të jepnin një përgjigje dhe të shpjegonin se përse nuk u morën në konsideratë kërkesat e grevistëve", pohon Sinan Tafaj. Ai tregon se e ka thirrur në mbledhje Këshillin Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe ka lobuar me ambasadat e huaja në Tiranë, por as ndërhyrjet e tyre nuk kanë mundur të Nikon në gjetjen e një zgjidhjeje.


Tafaj, drejtues njëkohësisht i shoqatës së të verbërve shprehet se ka qenë kundër idesë për një grevë urie, por jo kundër kërkesave të para dhe tetraplegjikëve. Sipas tij duhet që në mënyrë emergjente institucionet shtetërore duhet të ulen dhe të bisedojnë me grupet e interesit, në këtë rast me personat me aftësi të kufizuara për zgjidhjen e problemeve të tyre.


Është një parim universal i cili thotë "Asgjë për ne, pa ne".
"Problemi i dytë shumë thelbësor të cilin unë e kam ngritur është se duhen reforma të thella ligjore për personat me aftësi të kufizuara", thekson Tafaj.

No comments:

Post a Comment