“Hajdutet me kapele” vazhdojnë të godasin të qeta

I kanë quajtur hajdutet me kapele.Janë një bandë femrash të një moshe të madhe, që kanë si shenjë dalluese pikërisht kapelet: vjedhjet e tyre më të shumta janë kryer në Detroit, ku si shënjestër kanë qenë ferma të tjera.
Prej kohësh, ata kanë qenë objektiv i policisë lokale, që aktualisht po përpiqet të arrijë në identifikimin e tyre.
Megjithatë kjo punë ka rezultuar tepër e vështirë dhe ato prej me shumë se një viti vazhdojnë në goditjet e tyre
të pa shqetësuara.
Siç është bërë e ditur nga “Click on Detroit”, lëvizjet e tyre janë gjithmonë të njëjta: femrat e kësaj “bande”, piketojnë një grua, të cilës i marrin portofolin dhe çantën.
Në një hark të shkurtër kohor, kartat e kreditit dhe cekët përdoren në dyqane ose në banka për t’i kthyer në para.
Për tu theksuar është se gjithçka ndodh para se fatkeqja të kuptojë se çfarë po i ndodh dhe nuk ka asnjë mundësi për të rifituar ato çka ka humbur.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment