Gratë mërziten nga martesa më shpejt se burrat

Femrat janë ato që “mbyten” të parat nga martesa, sipas një studimi të ri shkencor kanadez. Studimi arriti në përfundimin se gratë e martuara mërziten më lehtë se në krahasim me burrat.
Grupi i studiuesve, drejtuar nga profesoresha Beverly Fehr, i universitetit të Winnipeg, e botoi studimin në fjalë në revistën e psikologjisë për marrëdhëniet personale “Personal Relationships”.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, shkencëtarët studiuan rastet e dhjetra çifteve, të martuar ose jo.

Rezultatet treguan se burrat, që kanë marrëdhënie me një partnere, por nuk janë martuar me të, kanë më shumë mundësi të mërziten, në krahasim me femrat. Ndërsa e kundërta ndodh kur ata janë të martuar.

Mungesa e argëtimit dhe gëzimit, e dialogut dhe romantizmit janë disa nga gjerat kryesore që e bëjnë një grua të martuar të mërzitet më shpejt se një burrë pas disa vjetësh martesë.

Ankesa të tjera karakteristike të një gruaje të martuar janë edhe mungesa e tërheqjes erotike, monotonia në lidhje me ndjenjën se gruaja ndodhen në “hije” të burrit të saj. Në vija të përgjithshme, studimi dëshmoi atë që prej kohësh tashmë është vërtetuar: martesa është më e mërzitshme për partnerët, në krahasim me lidhjen midis dy të pamartuarve.

No comments:

Post a Comment