Gjykata Kushtetuese shpall të pafajshëm të dënuarin për Masakrën e Kozarës

Shtetasi shqiptar me inicialet L. M. u shpall i pafajshëm, pesë vite pas dënimit me burgim të përjetshëm. I dënuari me burgim të përjetshëm, sipas Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është dënuar padrejtësisht.
Çështja është njohur ndryshe edhe si Masakra e Kozarës. Pesë vite pas arrestimit dhe dënimit si autor i vrasjes se katërfishtë të vëllait dhe familjes se tij, Gjykata Kushtetuese rikthen atë në gjendjen e prezumimit te pafajësisë dhe vendimet e tre niveleve të gjyqësorit i shpall antikushtetues. Rasti shënon një precedent unik të një individi të dënuar me burgim të përjetshëm në kushte të një procesi të parregullt ligjor.

Më 9 shkurt 2006 në fshatin Kozarë në afërsi të Kuçovës janë vrarë në shtëpinë e tyre tre pjesëtarët e një familjeje të re, ndërsa vrasja është konsideruar e katërfishtë, pasi njëra nga viktimat ishte një grua shtatzënë. Të vrarë nga të shtënat me arme zjarri mbetën Sh. M. 35 vjeç, bashkëshortja e tij F. M. shtatzënë dhe fëmija dy vjeçar A. M.

No comments:

Post a Comment