Gjermani, konfirmohet humbja e Merkel.

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje në Bremen, landi më i vogël i Gjermanisë, konfirmohet humbja e Angela Merkel.
Sikurse edhe parashikohej në sondazhe, të gjelbërit kanë kaluar CDU-në e kancelares, duke u bërë kështu partia e dytë pas SPD-së.

Zyra elektorale rajonale do të publikojë rezultatet zyrtare pas disa ditësh, por sipas të dhënave ditore, të gjelbërit kanë fituar gjashtë pikë.

Fitoja konsiderohet e rëndësishme duka patur parasysh se nga 16.5 % në vitin 2007, këtë vit arritën në 22.5% .
Ndërkohë CDU-ja ka humbur 5.5 %.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment