Fiton 2 milion dollare dhe ende merr perkrahje sociale.

Ne kete rast kemi te bejme me nje rast te paster te deshtimit te sistemit amerikan te sigurimeve.
Leroy Fick, 59 vjecari nga Michigan, korrikun e kaluar kishte fituar nje llotari televizive “Make me rich”, prej 2 milion dollaresh. Por me gjithkete, ai vazhdonte te merrte nga Departamenti i Sherbimeve Njerezore, perkrahjen sociale per shkak te kushteve te jeteses ne te cilen ndodhej.

Nje blerje me ane te kartes se kreditit te vete atij eshte bere shkak qe ngjarja te zbulohet, por mbetet qe shkaku te gjendet tek keqfunksionimi i sistemit te sigurimeve.

Gjithsesi vete Leroy Fick nuk ndjehet aspak i penduar per ate cka ka bere, pasi sipas tij, shteti amerikan, nepermjet taksave, sigurisht legale, e ka pothuaj pergjysmuar cmimin qe ai kishte fituar, keshtu qe kjo ishte nje gje me se normale nga ana e tij.

(kuriozitete.net)

No comments:

Post a Comment