F1, Vettel: Në Turqi, kujdes me Ferrarin

“Kujdes Ferrerarin”. Sebastian Vettel nuk ka besim tek kokëkuqja teksa botërori i Formula 1 vijon në Evropë me Çmimin e Madh të Turqisë, në program të dielën.
Kampioni i botës, falë një Red Bulli të shkëlqyer, ka fituar dy nga tre garat e para sezonale dhe drejton klasifikimin.

Në Stamboll, ekuilibrat në pistë mund të ndryshojnë duke qenë se skuadrat, në tre javët e fundit, kanë pasur mundësi të rishikojnë makinat.

Pritet në veçanti rritja e Ferrarit të Fernando Alonso e Felipe Massas, të cilat kanë pasur pozicione të nivelit të dytë në Australi, Malajzi dhe Kinë.

“Rruga është ende e gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë. Fernando Alonso është një shembull i vlefshëm. Të gjithë e konsideronin jashtë, por u rikthye më së miri dhe pothuajse fitoi botërorin”, tha Vettel.

No comments:

Post a Comment