Dieta e Kate Middleton, e rrezikshme

Nuset, dihet, nuk janë të gjitha të bukura dhe rrezatuese. Nëse pastaj ecja drejt altarit të çon drejt e në krahët e një princi, objektivi për ditën e dasmës duhet të jetë prefeksioni.Kate Middleton ka treguar se është në lartësinë e duhur. Më 29 prill ajo është paraqitur në Westminster elegante, shik dhe mbi të gjitha në formën e duhur. E gjitha kjo meritë e stresit paramartesor që duket se godet të gjitha nuset e ardhshme, por edhe falë një regjimi të fortë ushqimor.

Middleton, sipas Los Angeles Times, ka humbur shumë peshë përpara “po”-së mbretërore, falë dietës së Dukan.

I njëjti regjim ushqimor është ndjekur edhe nga mamaja e nuses, zonja Carole, e cila ndryshe nga e bija, e ka konfirmuar për mediat britanike.

Bëhet fjalë për një dietë ushqimore me shumë proteina, shumë i njohur në Francë dhe tani, falë martesës mbretërore, po shndërrohet në modë edhe në SHBA.

Por janë mjekët që janë shprehur kundër këtij regjimi, pasi, sipas tyre, “është një dietë që s’ka asnjë shkencore, nuk është e ekuilibruar dhe është e rrezikshme”.

Dieta është ideuar nga francezi Pierre Dukan dhe parashikon katër faza:

Faza e “sulmit” – mbahet në një periudhë që zgjat nga dy në shtatë ditë, ku eleminohen plotësisht karbohidratet, frutat, zarzavatet dhe i gjithë ushqimi që bazohet në proteina.

Faza e kryqëzorit (Cruise phase) – proteinave i shtohen zarzavatet, por jo në të gjitha vaftet deri në arritjen e peshës ideale.

Faza e konsolidimit – zgjat aq ditë sa janë kilogramët e humbur kjo e shumëzuar me dhjetë. Në tavolinë kthehen aminoacidet (vetëm dy herë në javë), frutat dhe parashikohen dy vakte “festë” ku gjithçka lejohet.

Faza e stabilizimit – regjimi ushqimor i kthehet normalitetit përveçse një dite në javë, në të cilën lejohen vetëm proteinat.

No comments:

Post a Comment