Euro po afrohet drejt 143 lekëve

Euro nuk ndal vrapin dhe fiton çdo ditë terren në raport me lekun. Zhvillimet e fundit nga tregu i valutave tregojnë se ditën e djeshme, monedha europiane ka pësuar një luhatje të lehtë, duke u këmbyer me 142.35 lekë, ose 0.05 lekë më pak se tri ditë më parë, kur euro ishte rreth 142.40 (referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë), nivel ky i konsideruar rekord nga specialistët. Treguesit e një euroje që po shkon drejt 143 lekëve flasin për një trend gjithnjë e në rritje, të paktën deri në mbyllje të fushatës. Parashikimet flasin për një euro që mund të shkojë edhe me 145 lekë, që gjithsesi mbetet brenda parametrave të lejuar, por, sakaq, shqetësimet nga Banka e Shqipërisë janë të shumta. Guvernatori Fullani është treguar i kujdesshëm të përcjellë mesazhin e duhur për një përdorim të euros sa më të matur nga ana e konsumatorit dhe aplikimin e kredive në lekë, dhe jo në valutë, pasi paraqesin rreziqe të larta. Euro nisi shtrenjtimin ndaj lekut në ditët e para të janarit 2011, trend ky që nuk ndalet.

No comments:

Post a Comment