Euro bie me 1%, pas raporteve se Greqia mund të dalë nga eurozona

Monedha euro ka rënë me 1% kundrejt dollarit, pas raporteve mbi mundësinë e daljes eurozona nga ana e Greqisë. Revista gjermane Der Spiegel raporton se të premten është mbajtur një takim lidhur me një hap të mundshëm të Greqisë për rikthimin e monedhës së saj.Kjo gjë është kundërshtuar fuqishmish si e pavërtetë nga Greqia dhe Gjermania. Gjithsesi më vonë u konfirmua se pesë ministra të vendeve të eurozonës ishin takuar në Luksemburg. Vendet - Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Greqia - është bërë e ditur se kanë diskutuar mbi masat e BE-së dhe situatën financiare në Portugali, Irlandë dhe Greqi.


Zyrtar të Greqisë e kanë denoncuar raportin e revistës gjermane si spekulim duke shtuar se artikulli është i pavërtetë dhe i papërgjegjshëm.
(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment