Diplomatet gra në Shqipëri, kërkojnë pjesmarrje më të gjerë të grave në zgjedhje

Në Shqipëri, diplomatet gra dhe ato përfaqësuese të misioneve të huaja, në një deklaratë për shtyp, theksojnë se “vendi ka bërë hapa të rëndësishëm, përsa i përket forcimit të rolit të gruas, falë normave të konsoliduara ligjore, përmbledhur këtu edhe riformulimin e sistemit ligjor, ku parashikohet barazia e gjinive si dhe riformimi i sistemit zgjedhor, në të cilin parashikohet që 30% e posteve qeveritare dhe atyre administrative, tu jepen grave”.“Por, sfidë ngelet ende zbatimi i plotë i ligjeve. Ftojmë qeverinë të marrë përgjegjësitë e duhura me qëllim që të ketë arritje reale, përsa i përket barazisë gjinore, dhe të rriten fondet e nevojshme ndaj dikastereve që janë të ngarkuara me realizimin e tyre”, thuhet në deklaratë.

Diplomatet dhe krerët e misioneve të huaja në Shqipëri, nxisin partitë politike të respektojnë pjesmarrjen prej 30% të grave.

No comments:

Post a Comment