Dënimi shokues, verbërim me acid




Në Iran është shtyrë ekzekutimi i një vendimi shokues të gjykatës së Teheranit, për të verbuar duke i hedhur acid në sy një të pandehuri.


Lajmin bën të ditur agjencia “Isna”, sipas të cilës ekzekutimi është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Ndërkohë, një aktivist i të drejtave të njeriut i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i kushtojë vëmendje abuzimeve që kryhen në Republikën Islamike.

Majid Movahedi u dënua në vitin 2008 me verbërim pasi vetë ai i kishte marrë shikimin një gruaje, Amene Bahrami, që kishte refuzuar propozimin e tij për martesë.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment