Në kohë krize duhet të mendohesh dy herë para se të hapësh kuletën. Por po të kesh këtë çantë të vogël dore, atëherë ndryshojnë gjërat. Ju prezantojmë çantën më të shtrenjtë të botës me një vlerë prej 3.8 milionë dollarë. Çanta e dorës, e mrekullueshme me formë zemre është stiluar nga argjendarët më në zë në Dubait. Ajo është e zbukuruar me 4.517 diamante të bardhë, verdhë dhe rozë dhe për krijimin e saj janë dashur 8800 orë punë. Ky xhevahir është pagëzuar me emrin Çanta prej Diamanti e 1001 Netëve dhe është më e shtrenjta e botës. Jo pa shkak është frymëzuar nga përrallat më të dashura arabe. Por pyetja që me të drejtë shtrohet është, kush mund ta blejë këtë xhevahir të mrekullueshëm në një kohë kur kriza po godet si një çekan? Arxhendarët thonë se ajo i përket personit që meriton asgjë më pak se një mrekulli të tillë. Një burrë që e do gruan mund t’ia japë asaj si dhuratë, fundja diamantët janë miku më i mirë i një femre dhe shpesh e bëjnë atë të ndihet si një Shehrezade të vërtetë.
No comments:
Post a Comment