10 milionë dollarë për Vostok 3KA2. Kapsula hapsinore ruse del në ankand

Një prej anijeve të para dhe më të vjetra kozmike do të nxirret së shpejti në ankand. Bëhet fjalë për anijen ruse Vostok 3KA2, e cila përfundoi me sukses testin përfundimtar të fluturimit, disa javë para se kozmonauti rus Juri Gagarin të dërgohej në hapsirë më 12 prill 1961, duke u bërë edhe njeriu i cili do të udhëtonte për të parën herë në hapsirë. Mjeti me të cilin Gagarin u nis në udhëtmin e tij në hapsirë ishte Vostok 3KA3 një anije e identike me atë që do të nxirret në ankand. Drejtuesti e ankandit thonë se ky mjet është siguruar nga një shtetas amerikan I cili e bleu atë në Rusi 15 vjet më parë. Çmimi fillestar i kapsulës hapsinore Vostok e cila ka formën e një gjyleje, do të varjojë nga 2 deri në 10 milion dollar. Pritet që kjo shifër të rritet deri në ditën e ankandit, e cila përkon edhe 50 vjetorin e udhëtimit historik të Gagarin.

No comments:

Post a Comment