Çfarë i kujton parfumi Kardashian-it?(FOTO)

Kim Kardashian ka thënë se parfumi i saj “Gold”, ia përkujton fëmijërinë, sepse babai i saj i ndjerë i blinte shumë parfume kur ajo ishte e re. Ylli televiziv së fundmi ka lansuar parfumin e saj të ri, ndërsa gjatë promovimit të tij ka treguar se aroma e parfumit e bën “të udhëtojë në të kaluarën”. “Kur babai im shkonte në udhëtime, ai kthehej me një parfum të veçantë për mua”. “E urreja kur u blinte parfume shoqeve të tij, por më pëlqeu kur ma kishte blerë një shishe magjepsëse nga aroma e tij e preferuar e gardenies. Prandaj kur e shpërndaja “Gold-in’, mendoja për të dhe kohët e mira të fëmijërisë”, ka treguar bukuroshja për People.com.



No comments:

Post a Comment