Berlusconi premton investime për Milanin gjatë verës


Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se planifikon të shpenzojë para në transferime të reja që do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj vere.

Falë investimeve bujare të kryeministrit italian, Milani u bë një prej klubeve më të suksesshme në botë për sa i përket trofeve të fituara në botë.

“Familja ime ka investuar mesatarisht 50 milionë euro çdo sezon te Milani. Kjo shumë ishte 70 milionë vitin e kaluar dhe premtoj se do të vazhdoj me vetitë e kushtueshme për t`iu dhënë dhurata fansave të Milanit”, ka deklaruar Berlusconi.

Një muajin më parë deklaratat e tij se dëshironte në klubin e tij yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shkaktuan bujë, por tani thotë se kjo mund të mos jetë e mundshme.


(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment