Bar në bikini pa Leonardon

 
Bar Refaeli dhe Leonardo DiCaprio ishin në qendër të vëmendjes gjatë festivalit të filmit në Kanë, por janë munduar që ta shmangin njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.

Përderisa DiCaprio është parë i shoqëruar nga aktorja e “Gossip Girl”, Blake Lively, nga ana tjetër Bar Refaeli është kënaqur më jetën si e vetmuar, duke u rrezitur nëpër jahte luksoze.

Dhe kënaqësinë Bar e shprehu në Twitter, ku postoi një fotografi të sajën në bikini, duke i shkruar: “Yup! Nuk mund të ankohem”.

Bukuroshja izraelite konsiderohet si një prej femrave më atraktive në botë, ndërsa ne shtrojmë pyetjen – pse vallë Leonardo nuk u martua me këtë bukuroshe? Përgjigjen me siguri se e ka vet DiCaprio… 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment