Ambasadorët shkojnë te Rama!

Pasditen e së premtes ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, kanë mbërritur në selinë e Partisë Socialiste, për të takuar kreun e opozitës, Edi Rama. Situata pas zgjedhore është mjaft e nxehtë dhe e tensionuar si në protestat popullore të organizuara nga opozita ashtu edhe në gjuhën politike mes palëve.

Ka rreth dy javë që kanë mbaruar zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri dhe ende nuk është shpallur rezultati përfundimtar për Bashkinë e Tiranës.

Për këtë arsye ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri kanë zhvilluar disa herë takime me palët politike, duke i bëre thirrje dhe apel për qetësim të situatës pas zgjedhore dhe për çertifikomin sa më të shpejtë të rezultatit final.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment